Nga Gazeta ‘SI’ – Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo u përball sot me gazetarët, pas mbledhjes së qeverisë, ku njoftoi se më vonë do të ketë një deklaratë nga Bordi i Transparencës.
“Bordi sot do të mblidhet, është duke marrë gjithë informacionin sa i përket lëvizjes së çmimeve dhe mbi të gjitha ndryshimeve që ka çmimi i bursës. Bordi do të dalë me një vendimmarrje sot”, tha ministri.
Sa për ndikimin në rritjen e çmimeve, ai nuk mundi të shprehej, por nënvizoi se prioritet është garantimi i transparencës dhe marrja e masave për të lehtësuar barrën e qytetarëve.
“Nuk mund të flas në detaje, rritja e çmimit të naftës dhe aq më tepër inflacioni që ajo sjell në produktet në një bazë të gjerë kërkon një kohë të caktuar. Të garantojmë transparencën duke filluar me produktet bazë dhe ato si nafta që të mos ketë spekulim në treg. Qeveria është e gatshme të marrë masat e duhura kur ne gjykojmë që barra për qytetarët është jo e vogël dhe do të marrim masat e duhura nëpërmjet Bordit ose institucioneve të tjera”, tha Demo.
Qeveria pritet të caktojë sot anëtarët e Bordit të Transparencës, strukturë e ngritur prej 19 marsit, kur çmimi i naftës kërceu në rreth 220 lekë për litër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje