Gazeta Si – Një çift grek u arrestua në Korçë në pikën kufitare të Kapshticës, pasi u janë sekuestruar 34 kilogramë kanabis.
Sipas policisë, ata janë identifikuar si Thomas Kathreptis, 48 vjeç dhe Antiopi Marinou, 34 vjeç, e cila ishte pasagjere në makinë. 48-vjeçari ka modifikuar një pjesë të mjetit për të bërë të mundur futjen e lëndës narkotike kanabis sativa.
I arrestuari dyshohet se e ka marrë drogën në Shqipëri dhe ka tentuar ta çojë drejt shtetit grek me destinacion final Maqedoninë e Veriut përmes rrugë tokësore mes dy shteteve.
Autoritetet doganore, kaluan këtë automjet për kontroll më të detajuar në skaner, ku si rezultat u gjetën të fshehura, në një vend të krijuar posaçërisht në pjesën e poshtme të mjetit, 37 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, me peshë totale rreth 34 kilogramë. Policia sekuestroi lëndën narkotike, automjetin, dy aparate celulare dhe një shumë eurosh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje