Futbollisti i Lechia Gdańsk që është një nga dy të rinjtë e grumbulluar nga Sylvinho (tjetri Stavro Pilo), beson se Shqipëria do ta mposhtë Poloninë.
“Ju keni një Kombëtare të mirë dhe lojtarë të fortë, por edhe te ne është e njëjta gjë. Ne kemi lojtarë që luajnë në liga të mëdha,” theksoi ai në një intervistë për “WP SportoweFakty”.
Fakti që Shqipëria nuk konsiderohet favorite për t’u kualifikuar në Kupën e Botës nuk e dekurajon atë apo ekipin.
“Në futboll nuk dihet kurrë çfarë mund të ndodhë. Këtë po e shohim sot edhe në kampionatin polak, që është shumë interesant dhe ku kushdo mund të mundë këdo. Në futboll nuk mund të thuash se kush është favorit. Gjithçka është e mundur. Ne do të japim maksimumin për të arritur në Finale,” theksoi Pllana.

“Në Shqipëri, të gjithë janë entuziastë për këtë ndeshje dhe shumë të përqendruar. E dimë sa e rëndësishme është kjo ndeshje. Kualifikimi në Kupën e Botës do të ishte një moment historik për ne,” përfundoi ai.
Vetë Pllana nuk e di ende nëse do të ketë mundësi të luajë, nëse po, do të jetë debutimi i tij me Kombëtaren kuqezi.
Ndërkohë, Robert Lewandowski nuk e mendon humbjn ndaj Shqipërisë, por nuk ka ndërmend të nënvlerësojë kuqezinjtë.
Polakët nuk kanë ndërmend t’ua bëjnë të lehtë shqiptarëve. Ata do të zbresin në Stadiumin Kombëtar me një qëllim të vetëm: të gëzojnë tifozët vendas.
“Duhet të shënojmë një gol më shumë,” tha me humor Lewandowski në konferencën për shtyp, kur u pyet se çfarë duhet të bëjnë “Bardhekuqtë” për të kaluar në Finalen e playoff-it. “Nuk do ta krahasoja këtë ndeshje me atë të vitit 2023. Shqipëria është gjithmonë një ekip i vështirë, por ne luajmë në shtëpi dhe shpresoj që nuk do t’i lejojmë të na befasojnë. Shpresoj të luajmë mjaftueshëm mirë për të kaluar më tej,” shtoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje