Kampionati Botëror i futbollit po afrohet me hapa të shpejtë. A do të marrë pjesë Polonia? Nëse jo, Lewandowski do t’i bashkohet një liste “prestigjioze” kampionësh që do të mungojnë.
Shtypi vendas shkruan se “do të luftojmë për një vend në turne fillimisht në shtëpi kundër Shqipërisë dhe, nëse fitojmë, më pas do të luajmë në Finalen jashtë fushe kundër Ukrainës ose Suedisë. Turneu i fundit i madh ku nuk morëm pjesë ishte Botërori në Brazil në vitin 2014 dhe shpresojmë që kështu të mbetet”.
Para playoff-it një pyetje rëndon më shumë në Poloni. A do të hakmerremi ndaj Shqipërisë për humbjen në eliminatoret e Euro 2024? Një tjetër pyetje lidhet me Robert Lewandowski-n. Kapiteni polak është një nga yjet më të mëdhenj që mund të mungojnë në Botëror, por jo i vetmi.
Në Botëror luajnë yjet më të mëdhenj, ose të paktën shumica e tyre.
Por atje do të mungojnë disa sulmues vërtet të shkëlqyer. Victor Osimhen nga Nigeria, Bryan Mbeumo nga Kameruni dhe gjeorgjiani Khvicha Kvaratskhelia tashmë dihet që nuk do të shkojnë në kampionat.
Mund të mos shkojnë gjithashtu edhe Robert Lewandowski, Arda Guler apo suedezët Alexander Isak dhe Viktor Gyokeres, mes të tjerëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje