Bitcoin u rrit me 3.1% në 70.352 dollarë të martën në mëngjes, duke u rikuperuar nga rënia e fundjavës nën 68.000 dollarë, ndërsa Ethereum (ETH), Solana (SOL), Dogecoin dhe XRP u rritën mes 2-4%.
“The Wall Street Journal” raportoi të martën se Arabia Saudite ka rënë dakord t’i japë ushtrisë amerikane akses në bazën ajrore King Fahd, duke ndryshuar qëndrimin e mëparshëm se bazat e saj nuk mund të përdoreshin për të sulmuar Iranin. Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërmarrë hapa të ngjashëm.
Përfshirja direkte e shteteve të Gjirit në luftë do ta shndërronte konfliktin nga një operacion SHBA-Izrael në një koalicion më të gjerë rajonal, një përshkallëzim i madh krahasuar me atë që tregjet kishin parashikuar.
Zëvendëskryetari i parlamentit iranian përjashtoi bisedimet me SHBA, duke përforcuar mohimin e mëparshëm të agjencisë Fars. Ndërkohë, ngushtica e Hormuzit mbetet praktikisht e bllokuar, me vetëm pak anije që arrijnë të kalojnë.
Tregjet tradicionale reaguan menjëherë me S&P 500 që ra me 0.5%. Aksionet europiane pritet të bien me 0.8% në hapje dhe nafta Brent u rrit me 4% në rreth 104 dollarë. Dollari u forcua me 0.3% Ari ra me 1.5%.
Rënia e arit mbetet sinjali më konfuz në tregjet globale. Një aset “safe-haven” që bie në seri rekord humbjesh gjatë një lufte aktive dhe në zgjerim bie ndesh me çdo precedent historik.
Shpjegimi më i mundshëm është shitja e detyruar nga fondet që përballen me “margin calls” në pozicione të tjera, ku ari është aktivi më likuid për t’u shitur. Por pavarësisht arsyes, kjo e bën stabilitetin relativ të Bitcoin edhe më të dukshëm. Aseti që supozohet të jetë i paqëndrueshëm po qëndron në një interval, ndërsa ai që konsiderohet i qëndrueshëm po bie ndjeshëm.
Afati pesë-ditor që Donald Trump i dha Iranit skadon të shtunën, por përfshirja e Arabisë Saudite ndryshon krejtësisht situatën. Një koalicion rajonal kundër Iranit është një luftë ndryshe nga një fushatë ajrore SHBA-Izrael dhe vendos në rrezik infrastrukturën e naftës në të dy anët e Gjirit./ Coindesk
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje