Ka ndodhur

Sherr për një vajzë rumune, vritet me armë zjarri shqiptari në Itali!

Nga Gazeta ‘Si’- Një 30-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Olmo të Italisë. Viktima është identifikuar si Gjergj Pergegaj, i cili u qëllua disa herë teksa po qëndronte në këmbë pranë një restoranti.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një krim pasioni.

Viktima, pasi kishte mbaruar punën, ishte ndalur për të folur me ish të dashurën e tij, një rumune, pranë kryqëzimit të rrugëve Olmo.

Në atë moment ka mbërritur partneri aktual i rumues, dhe duke i parë së bashku, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë ndaj tij. Autori u vu në pranga nga policia pasi u largua nga vendi i ngjarjes dhe tentoi të arratisej.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë