Ka ndodhur

Sarandë/ E kishin kthyer lavazhin e makinave në ‘fole’ droge, dy të arrestuar! 

Nga Gazeta ‘Si’- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Renato Makri 51-vjeç dhe Ilir Prenga 22-vjeç të dy banues në Sarandë e kishin kthyer lavazhin e makinave në rrugën “Idriz Alidhima” si bazë për shitje droge.

Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, si provë materiale, rreth 1 kg lëndë narkotike kanabis sativa, si dhe sende të tjera që shërbenin për ndarjen dhe ambalazhimin e saj, konkretisht: 2 targa automjetesh, 1 targë motomjeti dhe letër alumini.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë