Gazeta Si – Një “shtëpi bari” është zbuluar në Peqin, ku policia ka gjetur një sasi të madhe bime narkotike të kultivuar në ambiente të mbyllura.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, banesa ku u zbulua kjo veprimtari i përket Bilal Hasës, drejtori i burgut të Rrogozhinës, i cili është pezulluar nga detyra dhe shpallur në kërkim.
Gjatë kontrollit në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj, policia zbuloi në bodrumin e një magazine dy ambiente të përshtatura për kultivimin e kanabisit me llamba dhe neonë. Në këto ambiente u gjetën dhe u sekuestruan rreth 4 mijë bimë kanabisi dhe pajisje elektrike.
Nga hetimet paraprake rezulton se ambienti është në pronësi të Bilal Hasës, i cili është shpallur në kërkim. Në kërkim është shpallur gjithashtu edhe E.M., përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit, i dyshuar për shpërdorim detyre.

“Operacioni, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, vijon, ndërsa po punohet intensivisht për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, thekson policia në njoftim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje