Nga Gazeta ‘Si’- Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, tha për mediat pas mbledhjes së qeverisë se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit s’përbën problem për furnizuesit shqiptarë, pasi 90 për qind e naftës vjen në vendin tonë përmes rrugëve të tjera detare.
Megjithatë Karakaçi theksoi se Bordi i Transparencës është një alternativë dhe mund të ngrihet shumë shpejt, nëse evidentohen luhatje të mëdha çmimesh.
“Ne po e shikojmë në dinamikë. Ngushtica e Hormuzit s’përbën problem për grupet e furnizuesve shqiptarë, sepse 90 për qind vjen nga rrugë të tjera detare. Bordi i Transparencës është aty, mund të ngrihet shumë shpejt, por akoma s’kemi vendosur një gjë të tillë”, tha ai.
Ai konfirmoi deklaratën e bërë dje edhe nga ministrja e Ekonomisë, Delina Brahimaj, se nuk do kishte ulje të taksës së qarkullimit apo akcizës, teksa shtoi se do monitorohej tregu i karburanteve dhe do kishte një çmim tavan nëse do vëreheshin abuzime.
“Taksa e qarkullimit për t’u ulur 45 lekë, nënkupton që duhet të jetë 45 lekë. Taksa e qarkullimit nuk është 45 lekë. Ne kemi ndjekur një model tjetër. Taksa e qarkullimit është në të gjitha vendet e BE, por është e ndarë, disa e segmentojnë në pikën e karbunatit, disa e segmentojnë në pagesat e taksave të mjeteve. Ne kemi gjykuar që marrja e taksës së qarkullimit në pikën e karbunatit është mjeti më i mirë, pasi ai që përdor më shumë litra karburant, paguan më shumë taksë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje