Ka ndodhur

Dhunoi nxënësin e shkollës 9-vjeçare të Finiqit, procedohet penalisht mësuesi

Një mësues 58-vjeçar është proceduar penalisht pas denoncimit në rrjetet sociale për dhunë ndaj nxënësve të tij në klasë, gjatë orës së mësimit.

Policia e Sarandës konfirmoi se ka marrë nën hetim mësuesin G.N., banues në fshatin Velhov, pas rastit të publikuar për keqtrajtimin e një prej fëmijëve.

Sipas shokëve të klasës, ngjarja ka ndodhur brenda ambientit të shkollës, pasi nxënësi i kishte pëshpëritur një fjalë në vesh një shoku të tij gjatë orës së mësimit dhe kjo ka bërë që mësuesi i fizikës të reagojë.

Ata thanë se reagimi i mësuesit ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër, duke kaluar në dhunë fizike ndaj të miturit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë