Gazeta Si – Një 22-vjeçar, i ndihmuar edhe nga 5 të mitur, 3 prej tyre nxënës, është arrestuar në Lezhë, pasi dyshohet se ka vjedhur pajisjet e shkollës “Besëlidhja” disa ditë më parë.
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Pajisjet”, duke vënë në pranga të riun dhe duke proceduar penalisht në gjendje të lirë 5 të mitur të moshës 15 deri në 17 vjeç, tre prej të cilëve rezultojnë të jenë nxënës të kësaj shkolle.
Sipas hetimeve, dyshohet se i riu ka nxitur grupin e adoleshentëve për të kryer grabitjen pas mesnatës së 14 marsit, ku pasi dëmtuan dyert, morën me vete 16 laptopë, projektorë dhe serverin e kamerave të sigurisë.
Autorët i kanë transportuar pajisjet me makinën e 22-vjeçarit, duke i fshehur një pjesë në bodrumin e një pallati në ndërtim dhe pjesën tjetër në shtëpinë e të arrestuarit.
Policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë 16 nga pajisjet e vjedhura, bashkë me makinën që u përdor për transportin e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje