Nga Gazeta Si- Pranvera ka ardhur me reshje shiu dhe dëbore. Ndërkohë që në Dardhë ka rënë borë, në jug dhe zona të tjera malore priten reshje shiu duke nisur nga pasditja.
Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët priten të jenë prezente deri në orët e mesditës në pjesën më të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen në jug dhe përgjatë relieveve malore të vendit deri në orët e vona të pasdites.
Në mënyrë të izoluar do ketë dhe periudha afatshkurtra reshjesh në formën e shtrëngatave.
Ndërkohë në detet Adriatik dhe Jon do këtë valëzim të forcës 1-3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje