Ka ndodhur

Plagoset me thikë 48-vjeçari në Berat, arrestohet autori

Gazeta Si – Një 39-vjeçar me inicialet A.T., u arrestua në Berat, pasi dje plagosi me thikë D.N., 48 vjeç për motive të dobëta.

Policia thotë se i plagosuri ndodhet fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën pa dhënë detaje për shkaqet e ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë