Gazeta Si – Një 46 vjeçar, me iniciale U.M., u arrestua në Tiranë në zonën e Shëngjergjit, pasi u kap duke transportuar municion luftarak.
Pamjet e publikuara nga policia tregojnë momentin kur 46-vjeçari ndiqet nga dy makina me civilë dhe ndalon përballë 2 mjeteve të agjentëve civilë, të cilët u shtirën sikur kishin pësuar defekt.
Nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Armët dhe municioni u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit.
Dyshohet se municioni luftarak do të shitej në kryeqytet. Policia vijon hetimet për të kapur personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje