Ka ndodhur

Sekuestrohen kanabis dhe mijëra euro në Muriqan, në pranga dy persona

Gazeta Si – Dy persona në banim në Tiranë, janë arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit në Shkodër, pasi u kapën duke hyrë me 4.2 kg kanabis.

Policia thotë se në pranga ranë Altin Shehu, 42 vjeç dhe Elvir Karoshi, 32 vjeç. Lënda narkotike dyshohet se ishte blerë në Gjermani, ndërsa ishte ndarë në 8 qese dhe ishte fshehur në automjetin me të cilin lëviznin.

Gjithashtu një tjetër rast paligjshmërie u godit nga autoritetet, pasi një shtetas polak me inicialet W.C., 49 vjeç u kap duke hyrë në Shqipëri me 38 mijë euro cash të padeklaruara sips ligjit. Shuma e parave u sekuestrua, ndërsa polaku u procedua penalisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë