Ka ndodhur

Lezhë, dy persona të maskuar vendosën tritolin në makinën e policit

Gazeta Si – Dy persona të maskuar, të dyshuar si autorë, vendosën tritolin në makinën e agjentit të Krimeve në Lezhë një ditë më parë.

Sipas hetimeve, dy persona me motor, kanë shkuar pranë automjetit të parkuar të policit Gentian Gjeta dhe kanë vendosur tritolin dhe më pas nga një distancë e shkurtër e kanë aktivizuar pasi janë larguar.

Policia vijon këqyrjen e kamerave të sigurisë për të zbuluar të plotë itinerarin e autorëve të cilët kanë qenë të maskuar me skafandër. Ndërkohë, polici që ishte shënjestër e sulmit, punon si agjent në sektorin e krimeve në Policinë e Lezhës.

Ai ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor dhe ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt dhe se deri tani nuk ka asnjë dyshim.

Edhe nga hetimet e deritanishme nga grupi hetimor rezulton që efektivi i policisë nuk ka konflikte. Pista kryesore që po hetohet është goditja për shkak të detyrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë