Moti

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira të pakta

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me kthjellime, ndërsa nga orët e mesditës deri pasdites priten alternime vranësirash të pakta deri mesatare dhe kryesisht në relievet kodrinore-malore të vendit.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtra (në male) parashikohen të jenë prezente prej orëve të mesditës deri pasdite përgjatë ultësirës perëndimore dhe relieveve malore të vendit.

Pas orëve të pasdites pritet ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë