Politike

Berisha: Rama i mbylli dyert drejtësisë, mandati i tij pa legjitimitet

Gazeta Si – Një ditë pasi Parlamenti votoi kundër kërkesës së SPAK-ut për dhënien e autorizimit për arrestimin të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, Sali Berisha thekson se mandati i Edi Ramës nuk ka më legjitimitet.

Në një takim me Departamentin e Infrastrukturës, ku në fokus ishte hapja e një diskutimi të gjerë intensiv mbi programin e të ardhmes, kreu PD, tha se Rama “vendosi t’i mbyllë dyert hetimit dhe sistemit të drejtësisë për të shpëtuar lëkurën e tij”.

“Nuk po e them këtë për t’i vënë një epitet, por e them këtë sepse ky mandat ka zero legjitimitet. Pra, Edi Rama me farsën elektorale nuk ka asnjë ditë legjitime në pushtet. Por, një faktor tjetër tani, të cilin opozita e ka denoncuar çdo ditë, është faktori korrupsion, në të cilin kryeministri vetë, njëherë me emër Belinda Balluku, njëherë tjetër me emër Ergys Agasi, është protagonist i aferave korruptive më të mëdha”, tha Berisha.

Sa i përket infrastrukturës dhe punëve publike, Berisha akuzoi se janë bërë vjedhjet më të paimagjinueshme në 12 vite.

Ai akuzoi kryeministrin Rama dhe disa prej zyrtarëve të tij si protagonistë të disa prej aferave më të mëdha korruptive në vend dhe kritikoi reagimin e qeverisë ndaj hetimeve dhe sistemit të drejtësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë