Gazeta Si – Një punonjës policie në Elbasan është pezulluar nga detyra, pasi dyshohet se ka ndihmuar autorë krimesh në aktivitete të tyre të paligjshme.
Po ashtu, ndaj tij gjykata ka caktuar edhe dy masa të tjera sigurie, “ndalim i daljes jashtë vendit” dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Siç thuhet në njoftimin zyrtar të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë), inspektori është i dyshuar për dy vepra penale.
Sipas burimeve paraprake, nga veprimet hetimore, dyshohet se oficeri i patrullës u jepte inforcacione dhe informonte personat që shpalleshin në kërkim për vepra të ndryshme penale. Në disa raste dyshohej se ai i shoqëronte në komisariat dhe i lironte sërish.
“Inspektor E. K., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Përkrahje e autorit në krim” parashikuar nga nenet 248 dhe 302 i Kodit Penal. Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur në kuadër të procedimit penal të vitin 2025, ku nga hetimet e zhvilluara me metoda speciale ka rezultuar se punonjësi i policisë duke shpërdoruar detyrën ka përkrahur persona me precedent penal në aktivitetin e tyre të kundraligjshëm”, thotë AMP.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje