Ka ndodhur

Kapet në Rinas mashtruesi italian, i shkaktoi 2.5 mln euro dëm shtetit francez

Gazeta Si – Një 61-vjeçar nga Italia u arrestua në Rinas, pasi dyshohet se i ka shkaktuar shtetit francez, rreth 2.5 milionë euro dëm, duke shmangur TVSh-në gjatë transaksioneve të disa kompanive franceze.

Nga hetimet e kryera, policia thotë se Vito Cardinale është dënuar nga Gjykata e Parisit në vitin 2024 me dy vite burg.

“Gjatë verifikimeve të detajuara në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiv parandalimin e paligjshmërive në kufi, si dhe lëvizjen ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas kanë konstatuar se një shtetas që synonte të hynte në Republikën e Shqipërisë, ishte aktualisht në kërkim nga autoritetet franceze. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të operacionit “The Wanted”, bënë ndalimin, me qëllim ekstradimin në Francë, të shtetasit italian, V. C., 61 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë