Para

Arbitrazhi për naftën/ Shqipëria do t’i paguajë 13 mln dollarë kompanisë amerikano-shqiptare

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria ka humbur një tjetër arbitrazh ndërkombëtar, kundrejt një kompanie, që dikur shfrytëzonte katër vendburime naftë në vendin tonë.

Kompania Omni Bridgeway”, një financier i proceseve gjyqësore, ka marrë të drejtën nga një gjykatë federale në Uashington për të konfiskuar 13 mln dollarë asete, që i përkasin Shqipërisë jashtë territorit të saj, për llogari të GBC Oil.

GBC Oil, kompania e regjistruar në ishujt Kayman, me pronarë shqiptarët Naim Kasa, Kreshnik Grezda dhe amerikanin Mark Crawford, pak kohë më parë çoi në arbitrazh Shqipërinë, për t’u kompensuar për dëmin që i shteti i kishte bërë.

Aktiviteti i shitur tek GBC Oil kishte kaluar disa konflikte me qeverinë, pasi kjo e fundit kishte rritur barrën tatimore për bizneset e industrisë së naftës dhe ato e kishin kundërshtuar. Si rrjedhojë kompanitë akumuluan borxhe ndaj shtetit deri në pikën që pronat në përdorim u shtetëzuan dhe aktiviteti u bllokua.

Rasti duket i ngjashëm me çështjen Becchetti, të cilit Shqipëria i detyrohej 130 mln euro nga vendimi i arbitrazhit, por qeveria refuzoi t’i paguante. Si rezultat, gjykata e Brukselit vendosi në funksion të detyrimit ndaj biznesmenit italian, llogaritë e Albcontrol, e cila prej kohësh po financohet nga buxheti i shtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë