Para

Paga mesatare arrin 86.9 mijë lekë. INSTAT: Po shohen punonjësit me paga të larta

Nga Gazeta ‘SI’ – Në fund të vitit 2025, paga mesatare në vend arriti 86.9 mijë lekë, me një rritje 4.3% nga 2024-a. Krahasuar me tremujorin parardhës, paga është rritur me 4.4%, lidhur kjo dhe me bonuset e fundvitit.

INSTAT tregon se po ndodh një zhvendosje në strukturë, drejt pagave më të larta. Në tremujorin e katërt 2025, të punësuarit me paga mbi 120 mijë lekë u shtuan nga 14.1% në 16.2%. Intervali 95.001–120.000 lekë u rrit nga 12.8% në 13.2%.

Ndërkohë, grupi me paga deri në pagën minimale ra nga 14.2% në 12.8%, duke treguar një përmirësim të shpërndarjes së pagave.

Krahasuar me tremujorin e tretë 2025, grupi mbi 120 mijë lekë vazhdon të rritet (nga 14.2% në 16.2%), ndërsa intervalet 40.001–95.000 lekë shënuan një ulje të lehtë. Në tërësi, shpërndarja e pagave në tremujorin e katërt 2025 tregon një përqendrim më të madh në nivelet më të larta, duke reflektuar rritjen e kompensimeve për pjesën më të madhe të të punësuarve.

Analiza e pagave sipas sektorëve tregon se disa aktivitete ekonomike si ato financiare dhe të sigurimit, me pagë mesatare 173.283 lekë dhe informacioni e komunikimi me 131.165 lekë

Nga ana tjetër, ndryshimet vjetore tregojnë se rritja më e madhe e pagave ka qenë në aktivitetin Informacioni dhe Komunikacioni, me rritje 7.9%, ndërsa rritja më e vogël u regjistrua në sektorin Arte, Argëtim dhe Çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi, vetëm 2.2%.

Në nivel profesionesh, pagat mesatare më të larta se mesatarja kombëtare shkojnë për menaxherët, ligjvëësit dhe drejtorët ekzekutivë, 135.223 lekë, edhe pse kanë pasur një rritje miminale prej 3.3%.

Ndërkohë, rritja më e lartë është regjistruar tek Forcat e Armatosura, me 10.6%, e ndjekur nga Nëpunësit me 6.2%. Rritja më e vogël është tek Menaxherët, Ligjvënësit dhe Drejtorët Ekzekutivë, me vetëm 3.3%.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë