Ka ndodhur

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 37-vjeçari i dënuar për drogë në Elbasan

Gazeta Si – Një 37-vjeçar u arrestua në Elbasan, pasi rezulton i dënuar me mbi 9 vite burg për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me 9 vjet e 4 muaj burg Valmir Polisin për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Nga ky dënim, atij i kishin mbetur për të vuajtur edhe 4 vjet, 7 muaj dhe 18 ditë burgim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë