Ka ndodhur

Shkodër / Qëllohet me armë gjatë operacionit nga policia, 1 i arrestuar dhe një në kërkim

Gazeta Si – Një person është shpallur në kërkim, ndërsa një tjetër është arrestuar pasi njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri gjatë ndjekjes nga policia pasditen e kësaj të hëne në lagjen “Guerrile” në Shkodër.

Policia u njoftua se rreth orës 15:10 i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit, ku lëviznin dy personat me qëllim kryerjen e kontrolleve ndaj tyre.

Por drejtuesi i makinës nuk i është bindur urdhrit dhe ka shtuar shpejtësinë duke kryer manovra të rrezikshme.

Për këtë arsye, policia i është vënë në ndjekje automjetit. Por gjatë kësaj kohe, dyshohet se pasagjeri duke u larguar ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri dhe më pas është larguar.

Policia thotë se në pranga u vu shoferi i makinës, teksa nuk i bën të ditura inicialet për shkak të konfidencialitetit të hetimit.

“Ndërkaq, vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e pasagjerit në këtë automjet. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat e rastit”, njoftoi policia.

Burime bëjnë me dije se policia po zhvillonte një operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë