Ka ndodhur

Kërcënoi me armë dy persona nga makina, arrestohet 36-vjeçari në Shijak

Gazeta Si – Një 36-vjeçar nga Shijaku, i shpallur në kërkim në janar të këtij viti pas një sherri banal, është arrestuar mëngjesin e kësaj të shtune.

Sipas policisë, në pranga ka rënë i kërkuari me 2 emra, L.I., alias L.Sh., me banim në Shijak. Në janar, nga automjeti me të cilin lëvizte, 36-vjeçari kërcënoi me armë 2 persona pas një debati në trafik.

Gjykata e Durrësit, në shkurt të këtij viti, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Gjatë kontrolleve në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan një thikë dhe një radio policie.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë