Treg

Bitcoin shënon rënien e parë prej luftës në Iran

Bitcoin është në prag të rënies nën 70.000 dollarë për herë të parë që nga e mërkura, pasi më herët gjatë kësaj jave ishte rritur deri në 74.000 dollarë.

Në ditët e fundit, Bitcoin ka performuar më mirë se ari, me të cilin shpesh krahasohet por rrallë ngjan. Që nga e premtja, dita para sulmeve, ari ka rënë rreth 2%, ndërsa Bitcoin është rritur gati 12% në të njëjtën periudhë. Deri këtë javë, trendi i muajve të fundit kishte qenë kryesisht i kundërt, pasi ari përsëri dhe përsëri shënonte çmime rekord ndërsa Bitcoin pësonte rënie.

Kriptovalutat nuk kanë arritur të gjejnë një rritje të qëndrueshme që pas një shitjeje të fortë në tetor, menjëherë pas momentit kur Bitcoin arriti çmimin rekord mbi 126.000 dollarë. Që atëherë, monedha ka humbur më shumë se 40% të vlerës së saj.

Investitorët kishin shpërthyer drejt aseteve të tjera deri sa konflikti i ri në Lindjen e Mesme i detyroi tregtarët të kërkonin një strehë të sigurt për shkak të pasigurisë për sa do të zgjasë lufta.

Deri tani, gjatë muajit mars, investitorët kanë injektuar gati 700 milionë dollarë në fondet e tregtimit të Bitcoin-it në SHBA, sipas të dhënave të mbledhura nga Bloomberg.

“Ndjesia po bëhet përsëri pozitive në botën e kriptove,” tha Caroline Mauron, bashkëthemeluese e Orbit Markets. “Tregtimi mund të mbetet i paqëndrueshëm për shkak të tensioneve gjeopolitike dhe pasigurive makroekonomike, por tregu duket se ka kaluar një pikë kthese për momentin.”/Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë