Kombetarja

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares U-21 me Amerikën

Ndeshja miqësore mes SHBA U-21 dhe Shqipërisë U-21, e planifikuar për t’u zhvilluar më 30 mars në Antalia, Turqi, është anuluar.

Sipas FSHF shkak është bërë situata e krijuar në Lindjen e Mesme dhe për çështje sigurie. Kombëtarja shqiptare ka vendosur të mos udhëtojë drejt Turqisë, duke e bërë të pamundur zhvillimin e kësaj ndeshjeje miqësore, por dhe historike.

Ndërkohë, FSHF po shqyrton mundësinë për të gjetur një kundërshtar tjetër për Kombëtaren U-21, për të zhvilluar një ndeshje miqësore në të njëjtën datë, më 30 mars.

Gjithashtu, Shqipëria U-21 ka të programuar të luajë testin e parë miqësor të marsit ndaj Japonisë U-21 më 27 mars në Antalia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë