Ka ndodhur

Tiranë, polici bashkiak dhunon kolegun në zyrë

Gazeta Si – Një sherr brenda zyrave të policisë bashkiake të Tiranës është shënuar një ditë më parë.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se Alfred Xhoxhaj është paraqitur në komisariatin nr.3 të policisë së Tiranës ku ka kallëzuar kolegun e tij, Eugen Saliasi i cili e kishte dhunuar brenda zyrës.

Xhoxhaj ka deklaruar se shkak për sherrin ishte bërë një çështje për motive të dobëta. Pas denoncimit, policia procedoi penalisht në gjendje të lirë për veprën “goditja për shkak të detyrës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë