Nga Gazeta ‘Si’- Nga sot(2 mars) deri në fund të muajit maj do të jetë në fuqi kalimi me kontrolle në pikën kufitare të Morinës, mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Kështu përfundon periudha që nisi më 1 nëntor të vitit të kaluar dhe zgjati deri më 28 shkurt, gjatë së cilës u aplikua procedura e përshpejtuar e kalimit, pa kontroll dokumentesh identifikimi.
Marrëveshja e nënshkruar mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, parashikon që kalimi me kontrolle të vijojë deri më 31 maj.
Lehtësimi i procedurave zbatohet gjatë nëntë muajve të vitit, konkretisht nga 1 maji deri më 30 shtator, dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt të vitit pasaardhës.
Lëvizja e lirë synon të nxisë zhvillimin ekonomik, turistik dhe të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve.
Marrëveshja për lëvizjen e lirë është një hap përpara në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin më të thellë mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje