Gazeta Si – Sulmi ndaj Iranit dhe hakmarrja e Teheranit kundër vendeve të Gjirit, kërcënojnë të shkaktojnë një tronditje të vërtetë në tregjet dhe tregtinë ndërkombëtare.
Një efekt e saj është shfaqur tashmë: qindra anije cisternash nafte dhe anije me gaz të lëngshëm të bllokuara përgjatë Ngushticës së Hormuzit dhe anijet tregtare kontejnerësh nga gjigantët ndërkombëtarë të logjistikës, si Maesrk të detyruara të devijojnë nga Gjiri, kanë rritur çmimet e naftës dhe gazit.
Çmimet e gazit natyror evropian mund të dyfishohen nëse transporti përmes Ngushticës së Hormuzit ndërpritet për një muaj, sipas “Goldman Sachs”.
Indekset e referencës në Evropë dhe Azi mezi kanë marrë parasysh primet e rrezikut që lidhen me Iranin, shkruan analistët në një raport.
Rreth një e pesta e gazit natyror të lëngshëm në botë, kryesisht nga Katari, kalon tranzit nëpër këtë pikë kritike, dhe një bllokim njëmujor mund të rrisë çmimet e gazit natyror të lëngshëm evropian dhe aziatik me 130%, në 25 dollarë për milion njësi termike britanike, raporton “Bloomberg” bazuar në llogaritjet e “Goldman Sachs”.
Megjithatë, analistët thonë se ndikimi në gazin natyror amerikan ka të ngjarë të jetë i kufizuar. SHBA-të janë një eksportues i madh neto i këtij karburanti të superftohur, ndërsa impiantet e lëngëzimit zakonisht funksionojnë me kapacitet të plotë, duke u lënë atyre pak hapësirë për të rritur dërgesat.
Çmimi i gazit hapet me 25% në 39.85 euro – Çmimet e gazit rriten në fillim, mes krizës në Lindjen e Mesme pas sulmit ndaj Iranit dhe mbylljes së Ngushticës së Hormuzit.
Në Amsterdam, indeksi TTF u rrit me 25% në 39.85 euro për megavat-orë në fillim, niveli i tij më i lartë që nga shkurti i vitit 2025.
Nafta rritet pas sulmit ndaj Iranit – Nafta rritet në fillim të javës pas sulmeve të SHBA-ve dhe Izraelit ndaj Iranit.
Pasi arriti një rritje maksimale prej 13%, Brent po tregtohet me 78.80 dollarë, duke u rritur me 8.28%, ndërsa WTI po tregtohet me 72.24 dollarë për fuçi, duke u rritur me 7.79%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje