Para

Sa ar ka Banka e Shqipërisë? Rezerva valutore në nivel rekord

Nga Gazeta ‘SI’ – Në janar 2026, rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë arriti në një nivel rekord, 7.32 mld euro.  

Sipas të dhënave të sapopublikuara, rritja e rezervës i atribuohet kryesisht rritjes së fortë të vlerës së arit, stoku i të cilit ka arritur 497 mln euro, nga 429 mln në muajin dhjetor të vitit të shkuar, në BSH.

Pjesa më e madhe e rezervës mbahet në letra me vlerë, 5.6 mld euro, ndjekur nga depozitat në 1.3 mld euro.

Një kontribut në rritje kanë dhënë edhe operscionet e shumta të Bankës qendrore, madje edhe të paparashikuara, kur ka blerë nga tregu sasi të mëdha të euros me qëllim stabilizimin e kursit të këmbimit. Vetëm për nëntë muajt e parë të vitit 2025 Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej 825.6 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.

Edhe në nivel global, trendi është i ngjashëm. Shumë banka qendrore po zgjerojnë rezervat e tyre të arit për të mbrojtur ekonomitë nga pasiguritë ndërkombëtare dhe luhatjet e valutave, përballë pasigurive gjeopolitike në botë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë