Gazeta Si – Një 41-vjeçar është arrestuar në Krujë, pasi përmes mashtrimit i mori një shumë të konsiderueshme parash një vajze 24-vjeçare.
Sipas policisë, 41-vjeçari me inicialet F.Xh., banues në Durrës, përveçse i mori përmes mashtrimit një shumë prej 550 mijë lekësh, gjithashtu kishte aplikuar dhe marrë kredi në emër të 24-vjeçares në Krujë, në një institucion financiar më 24 shkurt të këtij viti.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 09.02.2026, i ka marrë 550 000 lekë, nëpëmjet mashtrimit, një shtetaseje 24 vjeçe, banuese në Krujë, dhe më datë 24.02.2026, ka aplikuar dhe ka marrë kredi në emër të saj, në një institucion financiar. Policia njofton se 41-vjeçari rezulton i dënuar më parë për mashtrim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje