Ka ndodhur

Kapet në Shkodër 35-vjeçari i kërkuar nga Italia për trafik droge

Gazeta Si – Një 35-vjeçar me iniciale I.D., në Shkodër, është arrestuar këtë të hënë, pasi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, Gjykata e Milanos ka caktuar ndaj të riut masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë