Ka ndodhur

Goditën me sende të forta 34-vjeçarin në lokal, shpallen në kërkim dy të rinj

Gazeta Si – Dy persona janë shpallur në kërkim në Burrel, pasi goditën me sende të forta një 34-vjeçar.

Policia thotë se ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali, teksa ata u konfliktuan fizikisht. Për shkak të goditjeve me sende të forta, 34-vjeçari ka pësuar dëmtime në trup.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve P.P., 28 vjeç; E.Z., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi në ambientet e një lokali në qytetin e Burrelit, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta shetasin A.K., 34 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore. Po punohet për kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë