Nga Gazeta ‘Si’- Një vrasje me thikë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Kavajë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.3 të qytetit, pas një sherri mes dy burrave, njëri prej të cilëve ka plagosur tjetrin me thikë.
Shkak për konfliktin mësohet të jetë bërë një vend parkimi. Autori Land (Puja) Drejai ka dalë nga shtëpia e tij dhe i ka kërkuar 47-vjeçarit që të largonte makinën.
Viktima Skerdilajd Isufi ka refuzuar dhe ka nisur debati, fillimisht me fyerje të ndërsjellta dhe më pas deri në përdorimin e armëve të ftohta. Autori ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar Isufin në zemër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje