Ka ndodhur

Bllokohet totalisht aksi rrugor Librazhd- Prrenjas, rrezikohet shembja e urës

Nga Gazeta ‘Si’- Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton ndalimin e plotë të qarkullimit në aksin Librazhd-Prrenjas.

Sipas njoftimit të ARRSH-së ky vendim u mor për arsye sigurie për shkak të përkeqësimit të ndjeshëm të këtij aksi nga rrëshqitjet e dherave.

ARRSH njofton se po merren masat e nevojshme për të ndërtuar një bypass provizor, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative.

Ura në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës” rrezikon seriozisht shembjen teksa poshtë saj betoni po thërrmohet.

Autoritetet rrugore kanë njoftuar se segmenti problematik do të qëndrojë i bllokuar për një afat të pacaktuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë