Nga Gazeta ‘Si’- 31-vjeçari Gëzim Allçi, i kërkuar për vrasjen e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit më 13 nëntor në vitin 2025 në Manëz, është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit.
Gjykata ka caktuar ndaj tij në mungesë masën e sigurimit arrest me burg për armëmbajtje pa leje dhe përkrahje të autorit të krimit.
Mësohet se në momentin e vetëdorëzimit ai ka dorëzuar një armë sportive me gogla duke deklaruar se e kishte me vete ditën e ngjarjes.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 22 tetorit në fshatin Manëz, në lokalin në pronësi të familjes së ish-administratorit të njësisë administrative. Sherri ka nisur në lokal mes Daniel Pepës dhe kamerierit të cilit i kërkonte të ndizte ekspresin për të bërë kafe.
Ajo që kamerat e sigurisë kanë pikasur është se disa minuta pas ngjarjes është shfaqur sërish Daniel Pepa, në vendin e ngjarjes, bashkë me Gëzim Allçin, i cili mbante në dorë një send që sipas policisë është armë zjarri pistoletë.
Daniel Pepa dhe Gëzim Allçi janë djem tezesh me njëri-tjetrin. Bashkë më ta kanë qenë edhe Taulant Beqaj dhe Emirjan Beqaj. Kanë qëndruar pak dhe më pas janë larguar me makinë drejt Maminasit.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se konflikti nisi pas një mosmarrëveshjeje të çastit, në një lokal që zakonisht mbyllej në mesnatë, por atë natë ishte ende hapur për shkak të disa klientëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje