Ka ndodhur

Gjirokastër/ 93-vjeçari plagos me kallash bashkëfshatarin

Nga Gazeta ‘Si’- Një konflikt i vazhdueshëm mes dy personave për pronën ka sjellë agravimin e situatës deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Ngjarja është regjistruar sot rreth orës 09:40 në fshatin Mashkullorë ku 93-vjeçari me inicialet A. Ç plagosi me kallashnikov në këmbë 61-vjeçarin me inicialet P. Ç.

61-vjeçari ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i moshuari është shoqëruar në Komisariat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë