Nga Gazeta ‘Si’– Trupi i një 25-vjeçari shqiptar, banor i Santa Vittoria d’Alba (Cuneo), u gjet pasditen e të premtes, më 20 shkurt 2026, në një copë tokë pranë rrugës Chivola, e cila të çon nga qendra e Bra-s në fshatin historik të Pollenzo-s në Itali.
Mediat italiane bëjnë të ditur se një shofer që po kalonte vuri re trupin e viktimës pranë një Lancia Ypsilon të zi, që ka të ngjarë të jetë në pronësi të tij, dhe ngriti alarmin.
Sipas mediave italiane dyshohet se i riu është vrarë nga një plumb në kokë, ndërsa arma nuk u gjet në vendngjarje. Kjo teori mbështetet edhe nga fakti se trupi u gjet pjesërisht i mbuluar me rërë.
Hetimi po kryhet nga oficerë të karabinierëve të qytetit dhe njësia hetimore e komandës provinciale të Cuneos, të koordinuar nga prokurorja publike Sara Paterno e Zyrës së Prokurorit të Asti-t. Paterno ka urdhëruar një autopsi mbi trupin, e cila pritet të kryhet sot.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje