Ka ndodhur

Protesta e opozitës/ 18 persona të arrestuar! 28 në hetim, mes tyre edhe deputeti Klevis Balliu

Nga Gazeta ‘Si’- Nga protesta e organizuar ditën e djeshme nga Partia Demokratike, 18 protestues janë arrestuar, mes tyre edhe 3 të mitur.

Për 28 të tjerë policia njofton se ka nisur hetime në gjendje të lirë, mes tyre edhe deputeti Klevis Balliu. 

Policia njofton se ka sekuestruar 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Kujtojmë se pas përfundimit të fjalimeve protesta u shoqërua me incidente. Disa protestues hodhën koktej molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ndërsa policia reagoi duke përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Më pas protesta u zhvendos drejt Kuvendit të Shqipërisë. Edhe në këtë zonë u raportuan sërish hedhje molotovësh në drejtim të forcave të rendit, ndërsa policia ndërhyri përsëri me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Si pasojë pati edhe disa të lënduar që u dërguan për ndihmë mjekësore në spital. 

Mes të lënduarve ishte edhe deputeti demokrat Luçiano Boçi, i cili përfundoi në urgjencën e QSUT-së pas një dëmtimi që pësoi në tre gishta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë