Ka ndodhur

Tiranë / I riu vritet me thikë pas një sherri në lokal

Një 32-vjeçar ka mbetur i vrarë me thikë pasditen e kësaj të premteje në Tiranë. Sipas burimeve paraprake, ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Kongresi i Lushnjës” pranë “21 Dhjetorit” pas një sherri mes disa personave në një lokal.

Viktimë nga kjo ngjarje ka mbetur, Egli Pashollari. Sipas të dhënave të deritanishme, sherri dyshohet se nisi në ambientet e një lokali dhe degradoi deri në përdorimin e thikës.

Vendi ku ndodhi vrasja me thikë

Në të dyshohet se u përfshinë të paktën tre persona. Megjithatë, rrethanat e sakta të ngjarjes momentalisht nuk janë të qarta.

Viktima, rezulton të ketë qenë punonjës i burgut 313 në kryeqytet. Emri i tij është lakuar në publik në 2020-ën pasi u kap në flagrancë në tentativë për t’i futur alkool në qeli, të dënuarit Emiljano Shullazi.

Bëhet fjalë për mbrëmjen e vitit të ri 2020, kur personazhi i botës së krimit, Shullazi i kishte kërkuar Pashollarit një nder për të futur në qeli pije alkoolike.

Pavarësisht kësaj, prokurori i rastit, Ervin Karanxha në përfundim të hetimeve që zgjatën 16 ditë e mbylli rastin duke thënë se i riu nuk kishte kryer vepër penale pasi alkooli nuk është i dëmshëm për shëndetin.

Në përditësim…


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë