Gazeta Si – Një arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni luftarak, si dhe lëndë narkotike janë zbuluar në fshatin Zall, të Fushë Krujës.
Policia thotë e ka identifikuar dhe shpallur në kërkim poseduesin e tyre, Ylli Zalla, 49 vjeç, i shpallur në kërkim prej nëntorit 2025.
Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Zall, Fushë Krujë, afër banesës së Zallës, u gjetën në tokë dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3 armë zjarri, 24 kallëpe tritol, 11 granata e 6 kg kanabis. Gjithashtu edhe 9000 fishekë, 2 silenciatorë dhe uniforma policie.
Materiale të tjera të sekuestruara janë sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellës, 5 ndezës granatash, 74 kapsolla detonatore, 19 mbështjellje sferike C4, 11 kallëpë dinamiti, 27 djegore.



Në nëntor 2025, gjatë kontrolleve pas atentatit me dy viktima në Rinas, ku u dyshua si bashkëpunëtori që siguroi armët për autorët, në banesën e Zallës gjet një tjetër arsenal armësh.
Megjithatë, asokohe ekspertiza nuk e lidhi 49-vjeçarin me ngjarjen, që gjithesi është shpallur në kërkim nga policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje