Ka ndodhur

Shkodër/ Zbulohen 670 bimë kanabisi në një tunel, 3 persona në pranga

Tre persona janë arrestuar dhe tre të tjerë (punonjës të OSHEE-së) do të hetohen në gjendje të lirë pas një operacioni të policisë në lagjen ’10 Korriku’ në Shkodër ku dhe u gjetën bimë kanabis.

Gjatë këtij aksioni blutë gjetën 670 bimë kanabisi në një tunel, në oborrin e një banese të marrë me qira nga njëri prej të arrestuarve.

Lënda narkotike, 126 llamba, 80 pajisje inventer, 31 panele led dhe 17 filtra ajri u sekuestruan si provë materiale.

A.P., 35 vjeç, K.H., 30 vjeç dhe D.S., 40 vjeç u arrestuan në flagrancë A. P., banues në Shkodër dhe K. H., banues në fshatin Degë, Tropojë, u kapën në ambientet e tunelit.

Ndërsa për D. P., 32 vjeç, M. H., 35 vjeç dhe F. V., 23 vjeç, punonjës të OSHEE-së, ka nisur hetim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë