Politike

Rama i kërkon ndihmë Trumpit për gjyqin e ish-krerëve të UÇK: Bëni diçka para se të bëhet më keq!

Gazeta Si – Gjatë fjalës së tij të mbajtur në takimin hapës të Bordit të Paqes, kryeministri Edi Rama i kërkoi ndihmë presidenti amerikan Donald Trump, duke përmendur Gjykatën e Hagës, e cila ka kërkuar 45 vite burg për ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se Gjykata Speciale në Hagë është e dështuar, në rastin e pretencës ndaj çlirimtarëve. Kreu i qeverisë shqiptare i bëri thirrje presidentit Donald Trump që të bëjë diçka, përpara se të ndodhë diçka e keqe.

“Dua të paraqes tek ju faktin që janë kërkuar 45 vite burg në Hagë. Ajo gjykatë ka dështuar që të vendosë drejtësi dhe për të respektuar standardet e drejtësisë ndërkombëtare. Zoti Trump, bëni diçka përpara se diçka e keqe të ndodhë. Faleminderit që na keni pranuar në këtë mision, sepse ne jemi miq të Izraelit”, u shpreh Rama.

Rama deklaroi deklaroi se beson se Zoti do ta bekojë këtë Bord, pasi puna e tij është vetëm për të sjellë paqe për miliona njerëz që vuajnë pasojat e luftrave shkatërrimtare.

“Faleminderit zoti president për ftesën, që të jemi pjesë e këtij eventi. Si shtet themelues i kësaj organizate. Flitet se ky Bord paqeje do zëvendësonte Kombet e Bashkuara, por shpresoj Zoti do ta bekojë Bordin e Paqes. Ne e vlerësojmë rolin tuaj zoti President për rolin tuaj për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza. Ky Bord duhet që të sjellë për fëmijët në Gaza paqe, nga lufta e shkaktuar nga Hamasi. Humaniteti duhet të fitojë në këtë rajon. Bota mund të krijojë në Lindjen e Mesme një oaz paqeje. Shqipëria ka nderin që të kontribuoj në këtë ndryshim. Trump vendosi paqe mes Kosovës dhe Serbisë në mandatin e tij të parë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë