Ka ndodhur

Vlorë, pas një konflikti në lokal 39-vjeçari kapet me armë nga policia

Gazeta Si – Një 39 vjeçar me iniciale A.Sh., është arrestuar, pasi u kap me pistoletë në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë.

Sipas policisë, i dyshuari ishte konfliktuar me të riun B.J., 30 vjeç brenda një lokali për motive të dobëta.

Pas sherrit kishte marrë pistoletën, por falë mbërritjes së shpejtë të forcave të policisë, tentoi ta fshihte në një lulishte.

Oficerët sekuestruan pistoletën në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet proceduriale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë