Gazeta Si – Rreth 103 mijë palë veshje të falsifikuara me marka të ndryshme ndërkombëtare janë sekuestruar në Durrës nga autorittet doganore.
Bëhet fjalë për veshje të cilat ishin falsifikuar me marka si Dior, Hugo Boss, Calvin Clein, Gucci etj. Po ashtu janë sekuestruar edhe veshje të skuadrave të futbollit me logon e falsifikuar të Nike e Adidas.
Autoritetet doganore pas këtij aksioni kanë theksuar qëndrimin e tyre për zero tolerancë ndaj falsifikimeve dhe shkeljeve të kodit doganor.
“Drejtoria e Përgjithshme e Doganave rithekson angazhimin për tolerancë zero ndaj çdo subjekti që cenon pronësinë intelektuale dhe shkel Kodin Doganor, duke vijuar kontrollet e imtësishme ndaj subjekteve me risk”, thuhet në një njoftim të “Doganave”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje