Ngjarje

Aksident në Lushnje – Fier/ Taksia përplas për vdekje kalimtarin

Nga Gazeta ‘SI’ – Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në autostradën Lushnje – Fier. Mësohet se një mjet taksi ka përplasur një kalimtar i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Aksidenti është shënuar në fshatin Rrapëz.

Viktima është identifikuar si Skender Maledhi, 70 vjeç, i cili po tentonte të kalonte autostradën nga ana tjetër.

Policia e qarkullimit në vendngjarje po disiplinon trafikun dhe po kryen procedurat. Ndërkohë ambulanca është në pritje të veprimeve për të transportuar viktimën në morg.

Njoftimi i policise
Rreth orës 19:25, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi G. Sh., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. M., rreth 70 vjeç, i cili, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi G. Sh., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë