Politike

Berisha komenton vizitën e Ramës në SHBA për Bordin e Paqes: Do e paraqesë si propagandë

Nga Gazeta ‘Si’- Kryedemokrati Sali Berisha komentoi vizitën e kryeministrit Rama në Washington në kuadër të themelimit të Bordit të Paqës, nismë e ndërmarrë nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Sipas Sali Berishës ftesa nuk ka lidhje me Ramën si individ, por me Shqipërinë si vend anëtar, ndërsa deklaroi se kryeministri “do ta paraqesë si propagandë”.

Lideri i opozitës deklaroi se Rama sipas tij do shkojë si hajdut dhe do kthehet po hajdut.

“Sot niset dhe ai do përpiqet ta paraqesë në propagandë. Shqipëria është anëtare e Bordit të Paqes që është themeluar nga Presidenti Trump. Natyrisht do ketë një përfaqësues, po shkoi ky apo do shkonte Harami, të dy një fatkeqësi kombëtare janë. Kështu siç shkon do kthehet. Shkon hajdut kudo që shkon dhe kthehet hajdut kudo që kthehet. Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka lidhje me personin e shpërfytyruar që është Rama sot”, deklaroi Sali Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë