Gazeta Si – Besmir Dervishi është emëruar nëndrejtor i Policisë së Tiranës duke zëvendësuar Erion Ismailin pas skandalit ku ky i fundit rezultoi të ishte i përfshirë.
Dervishi ka mbajtur më parë disa detyra në policinë e shtetit, si shef i komisariatit numër 3 dhe 5 në Tiranë, si dhe së fundmi ishte shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë.
Ish-zv drejtori Ismaili po hetohet nga SPAK në kuadër të grupit kriminal të AKSHI-t të drejtuar nga biznesmenët e shpallur në kërkim Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Ismaili dyshohet si i përfshirë në pengmarrjen e biznesmenit Gerond Meçe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje