Ka ndodhur

Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

Policia e Matit ka vënë në pranga një 46-vjeçar V.N., nga fshati Drita i Burrelit, pasi u kap teksa qarkullonte me automjet i dehur dhe i armatosur me pushkë.

Ai u ndalua në aksin rrugor “Burrel–Komsi për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Gjatë kontrollit fizik të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë